Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hakeri kërcënon me publikimin e GTA 6, kërkon që loja të dalë edhe në disqe fizike

Teknologji  |  15.10.2026 Ora 16:05   

 

Një person ose grup që përdor emrin Cyberleek ka publikuar pamje që pretendon se janë nga video-loja e shumëpritur GTA 6, përfshirë një skenë ku personazhi kryesor, Lucia, shfaqet lakuriq. Krahas publikimit të pamjeve, ai kërcënon se do ta zbulojë të gjithë lojën dhe historinë e saj, nëse Rockstar Games dhe botuesi Take-Two Interactive nuk i plotësojnë kërkesat e tij. Ndër to përfshihen mundësia e blerjes së lojës në disqe fizike dhe një kërkimfalje publike ndaj lojtarëve. Megjithatë, kërcënimi duket se lidhet edhe me interesin financiar, pasi Cyberleek po promovon një kriptomonedhë dhe pretendon se do ta publikojë lojën nëse vlera e saj arrin 30 milionë dollarë. Autenticiteti i pamjeve dhe pretendimi se hakeri posedon të gjithë lojën nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Rockstar Games ende nuk ka reaguar zyrtarisht. Publikimi i GTA 6 është planifikuar për 19 nëntor 2026.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing