Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Festivali Glastonbury ndoshta nuk do të mbahet deri në vitin 2022

Muzikë  |  04.08.2020 Ora 10:26   
Festivali I famshëm Glastonbury ndoshta edhe nuk do të kthehet deri në vitin 2022 kanë deklaruar bossët e këtij eventi madhështorë.

Edhe pse shpresat ishin se ai të mbahej në vitin 2021 dhe se kanë shikuar mënyra të ndryshme që ky Festival të mos humbet edhe vitin e ardhshëm, por një ndër organizatorët e tij Michael Eavis, ka thënë se gjasat janë shumë të vogla meqë duket e pa mundur mbajtja e tij në vitin e ardhshëm.

Ai ka thënë se ka njerëz që edhe thonë se nuk është asgjë nëse ky festival shtyhet, por duhet të kujtohen të gjithë njerëzit që punojnë në të e që aktualisht janë të pa punë dhe kjo është brenga kryesore.

Edhe pse ishin konfirmuar tashmë emra të mëdhenjë performues si Paul McCartney, Taylor Swift, Kendrick Lamar e të tjerë, duket sikur Festivali Glastonbury nuk do të ketë mundësinë të festojë 50 vjetorin e tij, mes këngësh dhe një super publiku sikur dikur./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing