Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komunikimet e fundit të Davide Astorit para vdekjes

Sport  |  05.03.2018 Ora 17:47   
Ndonjë lojë Playstation dhe një mesazh në Whatsapp në orën 23:34 të së shtunës. Këto janë momentet e fundit kur janë regjistruar kontaktet e Davide Astorit gjatë qëndriminit në një hotel të Udines për ndeshjen me Fiorentinën. Miku i tij, Marco Sportiello, rezulton të jetë i fundit që e ka parë gjallë 31-vjeçarin.

Në orën 23:00 të dy miqtë janë ndarë, me Astorin që i është drejtuar dhomës së tij, ku qëndronte i vetëm. Mesazhin e fundit e kanë shkëmbyer në orën 23:24. Portieri i shkruan: “Ke harruar këpucët nga unë.” Përgjigjja e Astorit: “Faleminderit, nuk më duhen. Do t’i marr para se të konsumojmë mëngjesin”.

Takim, që fatkeqësisht, nuk ndodhi. Pas pas orës 09:30, vjen momenti tragjik i zbulimit të trupit të pajetë të Astorit, që qëndronte i shtrirë anash. Për këtë rast, e detyrueshme nisja e hetimeve.

Rezultatet e autopsisë pritet të dalin së shpejti, por vdekja duket se ka ardhur vetëm për shkaqe natyrale.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing