Këngëtarja Shakira është bër artistja e fundit që shet të drejtën e muzikës së saj për një shumë prej miliona dollarësh. Të gjitha 145 këngët e saja, duke përfshirë këtu “Hips Don’t Lie”, “Whenever Wherever” , “She Wolf” etj janë në këtë marrëveshje.
Këto dhe të tjerat këngë e kanë bërë Shakira-n, artisten femër më shitjet më të mëdha në muzikën latine të të gjitha kohërave, më gjithsejt 80 milion shitje në mbarë botën.
Marrëveshja u bë me Hipgnosis Song Fund, I cili gjithashtu së fundmi bleu muzikën e Blondie dhe Neil Young. /radioplus/