Ben Affleck ka thënë se divorci nga aktorja Jennifer Garner, si dhe përvojat e tjera të jetës, e kanë bërë atë një aktor më të mirë.
Affleck u nda nga Jennifer, me të cilën ka tre fëmijë, në vitin 2015, pas 10 vitesh martesë.
Aktorët kanë mbetur miq dhe Ben i tha “Hollywood Reporter”, se ndarja dhe beteja e tij me alkoolin, kontribuan në performancën e tij në dramën e fundit sportive “The Way Back”.
"Duke u rritur dhe duke pasur përvoja personale më intensive dhe kuptimplota, e ka bërë aktrimin shumë më interesant për mua. Unë nuk duhej të bëja kërkime për alkoolizmin aspekt i filmit - që u mbulua ", ka thënë aktori ndër të tjera.
Ben gjithashtu reflektoi se si industria e kinemasë dhe filmit ka ndryshuar që nga pandemia Covid-19, duke pranuar se nuk i sheh gjërat të kthehen në "normal" , deri të përfundojë vaksinimi në të gjithë botën.