Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, është zhvilluar një takim i nivelit të lartë mes përfaqësuesve të institucioneve olimpike ndërkombëtare dhe rajonale.
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, priti në takim drejtues të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të Maltës, si dhe zyrtarë të tjerë sportivë nga rajoni.
Në fokus të diskutimeve ishte koordinimi dhe përgatitjet për organizimin e “Prishtina 2030”, që vlerësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive për Kosovën dhe rajonin. U theksua edhe roli mbështetës i qytetit të Durrësit për sportet ujore.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë vlerësuan progresin në sportin shqiptar dhe bashkëpunimin mes institucioneve, duke e cilësuar projektin si një mundësi të madhe për zhvillimin e sportit në Mesdhe.