Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Analistët: Zgjedhjet e shpeshta po krijojnë kosto të mëdha financiare

Vendi  |  13.05.2026 Ora 7:53   

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e mbi 10 milionë e 800 mijë eurove për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Vendimi është marrë në mbledhje elektronike të ekzekutivit, ndërsa fondet janë ndarë për Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim administrimin dhe organizimin e procesit zgjedhor.

Sot përfundon edhe afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në zgjedhje pritet të garojnë 27 subjekte politike, përfshirë parti, koalicione, nisma qytetare dhe kandidatë të pavarur.

Procedura e aplikimit po zhvillohet përmes platformës elektronike, njësoj si në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ndërkohë, analistët politikë kanë shprehur skepticizëm se zgjedhjet e parakohshme do të sjellin zgjidhje të qëndrueshme politike, duke theksuar edhe koston e lartë financiare të proceseve të shpeshta zgjedhore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing