Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Publikohet traileri i filmit të Halle Berry, “Bruised”

Film  |  27.10.2021 Ora 8:12   
Aktorja Halle Berry ka drejtuar tashmë filmin e parë, i cili do të publikohet në Netflix.
 
Berry përveç si regjisore vjen edhe në rolin e protagonistes, Jackie Justice në filmin  “Bruised”.
 
Filmi i cili do të lansohet më 24 nëntor këtij viti, shënon debutimin regjisorial të aktores.
 
Netflix tashmë ka publikuar trailerin e parë zyrtar.
 
Skenarin e filmit e ka shkruar Michelle Rosenfarbit, e cila paraqet  një luftëtare të artit marcial e cila largohet nga ky sport e turpëruar. Disa vjet më vonë, e shtyrë nga inati dhe keqardhja ajo e gjen veten të detyruar të përfshihet në një përleshje brutale nga menaxheri dhe i dashuri i saj Desi.
 
Në filmin e drejtuar nga Halle Berry luajnë edhe aktorët Adriane Lenox, Sheila Atim, Valentina Shevchenko, Lela Loren, Nikolai Nikolaef dhe Stephen McKinley Henderson.
 
“Bruised”,   premierën botërore e ka shënuar në kuadër të festivalit të filmit në Toronto.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing