Stephen Curry shënoi 40 pikë, përfshirë 20 në çerekun e katërt, për të ndihmuar Golden State Warriors të mposhtin Cleveland Cavaliers 104-89. ''Luftëtarët'' e nisën çerekun e fundit me 13 pikë më pak, por paraqitja e mirë e Curry i bëri ata të mposhtin Cleveland 36-8 në 12 minuta për të siguruar fitoren. Skuadra e Curry ka rekordin më të mirë në NBA, me 13 fitore dhe dy humbje.
“Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e lojës”, tha trajneri i Warriors, Steve Kerr.
"Ai është gjithmonë i aftë të mbaj formën e tij. Sado e mahnitshme që ishte performanca e tij, nuk më shokoi sepse kjo është ajo që ai bën." Curry realizoi nëntë nga 16 tentativat me tre pikë dhe parakaloi ish-shokun e skuadrës Kevin Durant për të udhëhequr ligën më pikë për lojë këtë sezon, tani mesatarisht ai numëron 29.5 pikë në 15 ndeshje.