
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Lionel Messi ka fituar Topin e Artë të shtatë, duke bërë kështu histori, pasi mori çmimin prestigjioz individual në një ceremoni në Paris.
34-vjeçari tani ka fituar Topin e Artë në 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021, që do të thotë se ai e ka thyer rekordin, që i është dhënë lojtarit më të mirë në futbollin botëror, duke marrë më shumë çmime se çdo lojtar tjetër mashkull në historinë e saj, dy më shumë se Cristiano Ronaldo.
Messi mundi Robert Lewandowski i cili përfundoi në vendin e dytë dhe mesfushorin e Chelseat Jorghino që u rendit i treti në votim.