Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Elvis Presly është vetëvrarë?

Muzikë  |  12.04.2018 Ora 10:39   
Këngëtari i famshëm amerikan, Elvis Presly i njohur si "King Og Rock and Roll" i cili ka vdekur më 16 gusht 1977, si pasojë e një infarti të shkaktuar nga droga, duket se e ka dëshiruar vdekjen e tij.

Sipas asaj që ka zbuluar ish-bashkëshortja e tij, Priscilla, legjenda e Rock’ n’Roll ka bërë një “vetëvrasje”, sepse ai ishte i vetëdijshëm që konsumimi i drogës do t'i sillte vdekjen.

Gjatë një dokumentari të HBO-së  Pricilla ka thënë se ajo dhe fëmijët e saj janë përpjekur shumë që ta ndihmojnë atë por ishte e pamundur që të largohej nga droga, dhe ndikimi i drogës në jetën e tij ishte i pashmangshëm.

Ajo gjithashtu ka shtuar se Elvis e ka nisur varësinë e tij ndaj drogës që kur ishte ne ushtrinë amerikane. Kur u vendos në Gjermani në Frankfurt tha ajo, atje i jepnin drogë që ata të rrinin zgjuar natën vonë për të bërë manovra dhe që atëherë ai nuk u ndal më.

Në dhjetor të vitit të kaluar, u zbuluan edhe dy letra që Elvis i dërgoi shokut të tij në të cilat shprehej se ishte i mërzitur nga jeta dhe kishte nevojë për një pushim shumë të gjatë. Një nga shënimet ishte lënë në janar të 1977 shtatë muaj para se ai të vdiste.

Elvis kishte pranuar se ishte në telashe, kishte pranuar gjithashtu se nuk mund të detoksifikohej dhe nuk ishte në gjendje të shërohej. Rick Stanley gjysmë-vëllai i Preslyt tha për “Radar Online” se ai ishte shkrimi i tij autentik dhe një tregues i qartë se vetëvrasja ishte në mendjen e tij. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing