Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​“Metal United World Wide” po vjen edhe në Prishtinë

Muzikë  |  20.04.2018 Ora 10:50   

Për herë të parë në Kosovë do të mbahet festivali i njohur botëror i muzikës së zhanrit metal “Metal United World Wide”, shkruan Radio Plus.

Pjesë e këtij festivali, organizimet e të cilit tashmë kanë përfunduar, do të jenë bendet me të njohura kosovare të rrymave rok dhe heavy metal.

Deri më tash janë konfirmuar katër bende të cilat do të performojnë në “Metal United World Wide”. Ato janë "Troja", "4 x 4", "Land Of Confusion" dhe "Pink Metal" 

Festivali “Metal United World Wide” do të mbahet më 5 maj,ditë e shtunë në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, duke filluar prej orës 18:00 dhe do të zgjas deri në orën 02:00. 

Përveç muzikës live bendet e njohura, do të ketë edhe DJ, pije dhe ushqim për të gjithë, përgjatë tërë koncertit.

Biletat për t'u bërë pjesë e kësaj nate kushtojnë 5 euro dhe mund të blihen çdo ditë në lokalin “Rockuzinë” ose te hyrja e festivalit. 

Metal United World Wide (MUWW), koncerti me famë botërore që organizohet në 70 shtete e përfshinë mbi 300 bende të ndryshme rock e heavy metal.

Që nga 2014 kur u organizua në Australi, në kuadër të MUWW mbahen koncerte të llojit të njejtë, në të gjithë botën, në të njejtën datë, të identifikuar me të njejtin flamur, dhe kjo është hera e parë që një koncert i tillë orahnizohet në vendin tonë. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing