Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ewan McGregor: Ishte e mrekullueshme të luaja përsëri Obi-Wan

Film  |  27.05.2022 Ora 9:07   
Aktori skocez Ewan McGregor luajti për herë të parë rolin e Obi-Wan Kenobi në “Star Wars”, më shumë se 20 vjet më parë dhe tani ai është kthyer si mjeshtër Jedi për një serial të ri, që do të prodhohet nga Disney+.
 
“Nuk mund ta imagjinoja se do të ishte kaq mirë ta luaja sërish atë”, tha McGregor për BBC Scotland The Nine.
 
"Ishte vërtet e mrekullueshme, mendoj pjesërisht për shkak të teknologjisë së re", tha ai.
 
McGregor e mori për herë të parë rolin në Star Wars: Episode II të vitit 2002, duke luajtur një version më të ri të personazhit të bërë të famshëm nga aktori anglez Alec Guinness dy dekada më parë.

Aktori i lindur në Crieff , tha se teknologjia e ekranit të gjelbër të filmave të tij të mëparshëm ishte tejkaluar nga metoda më moderne.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing