Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filharmonia shpall vitin 2023 si viti i Rexho Mulliqit, sjell koncert artistik në nderim të kompozitorit

Muzikë  |  15.03.2023 Ora 8:20   

Filharmonia e Kosovës vitin 2023 e ka shpallur si viti i Rexho Mulliqit, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, ku përgjatë gjithë sezonit do të fokusojë programin e saj nga veprimtaria e kompozitorit të mirënjohur shqiptar.

Si pikënisje e këtij viti artistik në nderim të Mulliqit, Filharmonia e Kosovës organizon koncert të premten mbrëma prej orës 20:00 ku interpretohet muzikë artistike.

Në rolin e solistit rikthehet koncert-mjeshtri i Filharmonisë së Kosovës Visar Kuçi, i cili do të luaj “Koncert për violinë nr. 1” nga Prokofievi.

Pjesa e parë e koncertit është rezervuar për prezantimin tradicional të pianistëve të rinj në bashkëpunim me Dam Festival dhe International Piano Competition “Pianisti i Ri”-“The Young Pianist”-Kosovo, këtë herë me fituesen e çmimit “Pianisti i Ri 2022”, Vesa Berisha e cila do të luaj kohën e parë të “Koncertit për piano nr. 3” nga Beethoveni.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të drejtohet nga mjeshtri francez-zviceran Antoine Marguier.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing