Raperi
Lil Nas X, emri i vërtetë Montero Lamar Hill, është arrestuar mëngjesin e së enjtes, pas një përplasjeje me policinë në
Ventura Boulevard, Los Angeles. Zyrtarët konfirmuan se ai po ecte pothuajse i zhveshur — vetëm me të brendshme dhe çizme cowboy — kur u ndalua nga autoritetet dhe më pas çuan në spital për
mundësi mbidoze, para se të vihej në paraburgim.
Videoja e publikuar nga TMZ tregon Lil Nas X duke ecur në rrugë gjatë orëve të para të mëngjesit, duke i kërkuar kameramanit:
“Mos më filmoni, po vij për në festë”- sipas medieve te huaja.
Sipas tyre, ai
shtyu dhe goditi policët, që çoi në arrestimin e tij për
sulm ndaj një oficeri, një vepër penale me rrezik të ulët. Më pas u transferua në spital për një
ndërhyrje emergjente, dhe më vonë u dërgua në
Valley Jail në Van Nuys. Policia bëri të ditur se
asnjë oficer nuk u lëndua gjatë incidentit.
Incidenti ka ngritur shqetësime për gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të artistit, duke qenë se ai tashmë kishte kaluar një periudhë vështirësish: në prill ai ishte hospitalizuar për një
paralizë të pjesshme në fytyrë, dhe më vonë kishte ndarë momente të vështira të jetës në rrjetet sociale sipas
People.com.