Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

The Weeknd emërohet si ‘Artisti më i njohur në botë’ nga Libri i Rekordeve ‘Guinness’

Muzikë  |  23.03.2023 Ora 8:47   

Tanimë edhe zyrtarisht, këngëtari kanadez The Weeknd është artisti më i njohur në botë bazuar në Librin e Rekordeve Botërore “Guinness”.

The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ka sjellë dy rekorde të reja, pasi ka arritur plot 111.4 milionë dëgjues në muaj në platformën Spotify, dhe jo vetëm.

E mbani mend hitin e tij “Blinding Lights” të vitit 2020? Do të duhej! Sepse, kjo këngë është më e dëgjuara ndonjëherë në Spotify, e që numëron mbi 3 miliardë dëgjime, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, “Blinding Lights” është kënga që ka qëndruar më gjatë në klasifikimin e “Billboard Hot 100” me një total prej 90 javësh qëndrimi në top-listë.

Sfiduesi më i afërt mashkull i The Weeknd është artisti britanik Ed Sheeran me 77.5 milionë dëgjues mujorë në Spotify.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing