Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Një tjetër arritje për DJ Regard – shpallet “Dance Radio Artist of the Year”

Muzikë  |  28.03.2023 Ora 8:25   
Ceremonia e “The Electronic Dance Music Awards” (EDMAs) është mbajtur këtë vit më 24 mars në Miami Beach.

Organizuar nga Sean “Hollywood” Hamilton i iHeartRadio, ngjarja vjetore mori vëmendje të madhe edhe kësaj radhe.

Në garë për çmim sivjet ka qenë edhe artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Dardan Aliu i njohur si DJ Regard.

Ai mori një çmim si “Dance Radio Artist of the Year”, ku ishte në nominim me emra të mëdhenj si: Tiesto, Joel Corry, David Guetta, Armin van Buuren dhe Anabel Englund.

Artisti nga Ferizaj tashmë ka dëshmuar sukseset e tij nëpër botë duke u bërë një emër jashtëzakonisht i pëlqyer.

Veç kësaj, ai ka qenë i përfshirë edhe në ceremoni të tjera prestigjioze si: “Brit Awards”, “Billboard Music Awards” si dhe “iHeart Radio Music Awards”.Regard ka sjell deri më tani edhe shumë këngë e bashkëpunime që kanë marrë miliona klikime në YouTube, e janë dëgjuar pafund edhe në platformat e tjera muzikore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing