Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bashkëpunimi i dytë i Yll Limanit me Noizyn “Yalla” lansohet më 7 prill

Muzikë  |  31.03.2023 Ora 8:38   

Ata kanë shijuar një sukses të madh me bashkëpunimin e parë muzikore “Alkool” dhe tashmë po sjellin një të dytë.

Bëhet fjalë për dy artistët e njohur dhe shumë të suksesshëm, Yll Limani dhe Noizy, të cilët kanë finalizuar duetin e dytë së bashku.

Kënga më e re e rap-artistit dhe këngëtarit mban titullin “Yalla” dhe do të jetë pjesë e albumit të Noizyt “Alpha”.

Bashkëpunimi i dyshes bashkë me albumin e reperit publikohet më 7 prill dhe këtë e ka konfirmuar edhe Ylli.

Këngëtari ka ndarë disa imazhe me fansat e tij në Instagram që la të kuptohet se janë të shkëputura nga xhirimet e klipit.

“Yalla/7 prill”, ka shkruare Ylli në mbishkrimin e postimit teksa shihej në një vend malor.

Dueti i tyre i shumëpritur padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre të shumtë, bashkëpunimi i parë i Yllit dhe Noizyt aktualisht numëron 54 milionë klikime në kanalin e YouTube.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing