Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa bëhet artistja e parë femër që arrin një tjetër rekord në Spotify

Muzikë  |  19.05.2023 Ora 8:38   

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa është një ndër emrat më të njohur dhe më të suksesshëm të muzikës në botë.

Sukseset e saj shtohen çdo ditë e më shumë dhe një të tillë e ka arritur edhe së fundmi me albumin “Future Nostalgia”.

Albumi “Future Nostalgia (The Moonlight Edition)” ka tejkaluar 10.5 miliardë transmetime në Spotify.


Foto: Dua Lipa/Instagram

Kjo e bën albumin e parë të një artisteje femër që më së shpejti ka arritur këtë rekord.

Kjo gjithashtu e bën Duan këngëtaren e parë femër që ka dy albume të arrijnë këtë moment historik në karrierën e saj.


Foto: Dua Lipa/Instagram

Këtë arritje, ylli 27-vjeçar nga Kosova e ka ndarë edhe me mbi 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ndërkohë, aktualisht Lipa ka qëndruar larg vëmendje duke punuar në projekte të reja, së fundmi artistja ka njoftuar bashkëpunimi me “Versace” për një koleksion të ri rrobash për femra.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing