Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sërish telashe me fansa, Bebe Rexha ndalon performancën

Muzikë  |  03.07.2023 Ora 8:34   

Bebe Rexha ka ndaluar edhe një herë performancën e saj për shkak të një fansi.

Këtë herë, një admirues është ndier keq dhe Rexha ka ndaluar këndimin për t’u siguruar se ajo është mirë.

Ajo për disa minuta ka lutur turmën që të heshtë, ndërsa i ka kërkuar stafit të saj që t’i dërgojnë ujë vajzës që ishte keq.

Rexha ka thënë se nuk do të niste performancën deri të sigurohej se vajza është mirë. Pak minuta më pas, Rexha ka lajmëruar se ajo e ka marrë veten dhe e vazhdon performancën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ditë më parë ishte goditur me telefon në fytyrë nga një fans në një prej paraqitjeve live. Ajo ishte lënduar dhe kishte ndërprerë menjëherë performancën. Megjithatë, ajo pati njoftuar menjëherë se ishte mirë dhe se do të vazhdonte të performonte.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing