Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

MrBeast bëhet i pari me 1 milion ndjekës në ‘Threads’

Të Tjera  |  11.07.2023 Ora 11:04   

Përderisa po qarkullojnë lajmet e shtimit të përdoruesve të platformës “Threads”, tashmë njëri nga ta ka arritur të numëroj 1 milion ndjekës.

Ai është MrBeast, një youtuber i njohur, i cili është fenomen edhe në rrjetet e tjera sociale.

MrBeast-it apo me emrin original Jimmy Donaldson, ju kanë dashur pak orë dhe veç tre postime që të arrij këtë sukses.

“Pra, sa kohë do të ndodhë që të jemi të varur nga ky aplikacion?”, i ka pyetur ai ndjekësit e tij në postimin e parë.

Ndërkaq postimet e tjera i ka bërë me më shumë humor, duke thënë “Më duket sikur po e tradhtoj Twitterin duke e përdorur këtë aplikacion”.

Threads bëri bujë mediatike që nga dita e parë e lansimit. Ngjason me Twitter pikërisht për nga postimet e shkurtëra, me tekste deri në 500 karaktere të cilat mund të pëlqehen, ripostohen dhe të komentohen. Poashtu, platforma jep mundësinë edhe të përfshirjes së fotografive e videove të ndryshme deri në pesë minuta.  

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing