Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bunkeri i Luftës së Dytë Botërore shndërrohet në shtëpi pushimi

Të Tjera  |  19.07.2023 Ora 11:22   

Kompania “Corstorphine & Wright”, me ndihmën e inxhinierëve të Symmetrys, transformuan një bunker betoni të kohës së Luftës së Dytë Botërore në një shtëpi pushimi, shkruan Daily Mail.

Bunkeri ndodhet në pjesën jugore të Anglisë dhe është përdorur nga Britania e Madhe si pjesë e mbrojtjes kundër sulmeve gjermane. Ai hyri në shërbim në fillim të vitit 1941, u quajt Transmitter Bunker dhe ishte pjesë e sistemit të radarit British Chain Home. Ky ishte në fakt një nga rrjetet e para të radarëve të paralajmërimit të hershëm dhe u ndërpre në vitin 1956. Tani ajo është ridizajnuar dhe është kthyer në një shtëpi verore.

Dizajni i bunkerit është krejtësisht unik dhe nuk përmban detaje standarde. Pjesa më sfiduese e dizajnit ishte përpjekja për të mbajtur betonin origjinal të brendshëm, por edhe për të bërë izolimin dhe hidroizolimin.

Sipërfaqja e bunkerit është 60 metra katrorë, është i pajisur me oxhak, ka një tualet, dy dhoma gjumi dhe një dhomë ngrënie dhe të ftuarit janë më se të kënaqur. Ka kërkesa të jashtëzakonshme për ta marrë në shfrytëzim.

Dy netë në bunker kushtojnë rreth 900 euro dhe janë pothuajse të rezervuara deri në fund të tetorit./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing