Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ASAP Rocky feston ditëlindjen bashkë me Rihannan

Muzikë  |  05.10.2023 Ora 20:54   
ASAP Rocky festoi ditëlindjen e tij të 35-të bashkë me Rihannan të martën mbrëma, më 3 tetor, me një darkë në restorantin “Carbone” në New York City, transmeton Billboard.

Për këtë rast, themeluesja e brendit “Savage X Fenty” u vesh e gjitha me ngjyrë të zezë dhe mbante syze po ashtu të zeza, ndërkohë që buzët i kishte të shndritshme me ton boronice.

Rocky kishte veshur xhinse dhe triko ngjyre gri, si dhe një sako me nuanca bezhë, dhe veshjen e shoqëroi me një çantë të madhe ngjyrë rozë.

Kjo veshje u vlerësua shumë nga magazinat më të famshme të modës e stilit.

Para më shumë se një muaji çifti mirëpriti mirëprite në jetë fëmijën e tyre të dytë, djalin Riot Rose.

Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj të dytë më 12 shkurt gjatë performancës së saj në “Super Bowl LVII Halftime Show”.
Këngëtarja e "Lift Me Up" konfirmoi se ajo priste fëmijë nëpërmjet një historie të kopertinës së revistës Vogue në versionin britanik që shfaqte familjen e saj.

Shtatzënia e dytë e Rihanna-s u zbulua vetëm disa muaj pasi ajo lindi djalin RZA Athelston Mayers, në maj të vitit 2022.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing