Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa fshin të gjitha postimet në Instagram

Muzikë  |  10.10.2023 Ora 21:50   
Dua Lipa ka fshirë të gjitha postimet në rrjetet sociale teksa thuhet se po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri.

Krijuesja e hitit “Levitating” e ka zëvendësuar foton e profilit me një imazh kaleidoskopik të syrit të saj.

Për më tepër, ajo fshiu gjithashtu të gjitha fotografitë e videot, paralajmërimet e paraqitjet nga eventet.
Në gusht, ylli me origjinë nga Kosova njoftoi për albumin e saj të tretë, i cili pritet të lansohet në vitin 2024.

28 vjeçarja ka lënë të kuptohet mes tjerash se ky album do të jetë më pak personal se të tjerët.
Vitin e kaluar, këngëtarja e “One Kiss” i konfirmoi bashkëpunëtorit të saj të “Cold Heart”, Elton John, se ajo kishte përfunduar gjysmën e albumit.

Dua filloi karrierën në vitin 2013 dhe që atëherë ka publikuar dy albume “Dua Lipa” dhe “Future Nostalgia”.
Ajo po vazhdon të korrë suksese të jashtëzakonshme, e kësaj radhe me debutimin edhe në filma.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing