Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Billie Eilish paralajmëron album të ri

Muzikë  |  18.10.2023 Ora 9:37   
Babai i këngëtares Billie Eilish është një person që ia vlen ta mbash afër vetes. Pop ylli nga Kalifornia dhe vëllai i saj bashkëpunëtor, Finneas, ishin të ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, ku deklaruar se aftësitë dhe talenti i familjes së tyre zgjerohet përtej muzikës.

Derisa këngëtarët janë në turne, babai i tyre angazhohet me punë prapa skenave. Në fillim ai ngiste furgonin, kurse tani bënë punë të ndryshme prej zdrukthëtari duke ndërtuar gjithçka, nga shkallët e deri tek skenat e koncerteve.

“Ai nuk ia tregon askujt në ekuipazh emrin e tij të plotë, sepse nuk dëshiron që askush në turne të dijë se ai ka lidhje familjare me mua. Babi nuk dëshiron ta dëgjojë fjalën ‘nepotizëm’ në prani të tij. Nuk dëshiron ndonjë trajtim të veçantë. Thjeshtë i pëlqen të angazhohet me punë”, tha Eilisht.

Billie dhe Finneas po ashtu i treguan prezantuesit Jimmy Kimmel për zënkat mes tyre, rreth muzikës apo për gjërat të tjera.
“Kur zihemi për diçka, ne shtyhemi kokë më kokë me njëri tjetrin. Kemi argumente të ashpra mes veti. Por, të jem e sinqertë tani nuk zihemi aq shpesh sikur kur ishim fëmijë”, përfundoi tutje këngëtarja.

Kur bëhet fjalë për mosmarrëveshje në muzikë, njëri duhet patjetër ta humbasë betejën. Kujtojmë se motër e vëlla i kanë shkruar bashkë shumicën e hiteve të cilat pëlqehen nga publiku si, “What Was I Made For” nga filmi “Barbie”, këngë e cila u pozicionua në vendin e parë të toplistave në Britani të Madhe dhe Australi dhe i numëron më shumë se 600 milionë transmetime në platformat muzikore, apo “Bad Guy”, një këngë që u rendit e para në toplistën e 100 këngëve më të mira “Billboard”.

Në karrierën e saj të shkurtër por jashtëzakonisht të suksesshme, Eilish i ka publikuar dy albume, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” në vitin 2019 dhe “Happier Than Ever” më 2021-tën.

Billie dhe Finneas thanë se punët po shkojnë mirë edhe me përgatitjen e albumit të tretë. Muajin e kaluar, këngëtarja 21-vjeçare e dha një intervistë për portalin “The Cookout”, me ç’rast deklaroi se muzikë e re do të vijë së shpejti për adhuruesit e saj anembanë botës.

Billie Eillish konsiderohet një nga këngëtaret dhe tekstshkrueset më të suksesshme amerikane. Ajo së pari fitoi vëmendjen e publikut në vitin 2015 me këngën debutuese. “Ocean Eyes”, shkruar dhe prodhuar nga vëllai i saj Finneas O’Connell.
Sot shquhet për hite të shumta muzikore si: “When The Party is Over”, “Everything I Wanted”, “All the Good Girls Go To Hell”, “Your Power”, “Therefore I Am”, “Happier Than Ever” dhe të tjerë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing