Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa, ndër yjet botërore që i çuan letër Bidenit për armëpushim në Lindje të Mesme

Muzikë  |  23.10.2023 Ora 20:43   
Këngëtarja me rrënjë nga Kosova, Dua Lipa, është një nga 58 yjet botërore që i kanë shkruar këtë javë presidentit amerikan Joe Biden duke i kërkuar të bëjë thirrje për armëpushim në luftën që ka shpërthyer në mes të Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

Aty është bërë lutje për ndalje të menjëhershme të luftimeve “para se të humb një tjetër jetë”.

“Ju kërkojmë administratës suaj dhe të gjithë liderëve botërorë të nderojnë të gjitha jetët në Tokën e Shenjtë dhe të bëjnë thirrje e të lehtësojnë armëpushimin pa vonesa – t’i jepet fund bombardimeve në Gaza dhe të lirohen pengjet”, thuhet në letrën e lëshuar nga Organizata “Artistët për Armëpushim”.

“Shpëtimi i jetës është imperativ moral”, thuhet në letër.
Channing Tatum, Kristen Stewart, Cate Blanchett, Joaquin Phoenix, Florence Pugh janë ndër emrat tjerë të famshëm në këtë listë të artistëve nënshkrues të letrës.

Ka dy javë që kanë shpërthyer luftimet në Lindje të Mesme. Grupi militant Hamas sulmoi befasisht Izraelin duke vrarë të paktën 1400 persona me sulme ajrore. Menjëherë Izraeli nisi ofensivën duke vrarë më shumë se 4000 palestinezë. Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e qytetarëve të Gazës, ndërsa ka paralajmëruar ofensivën tokësore “për ta zhdukur Hamasin”. Më shumë se një milion qytetarë janë zhvendosur, e kriza humanitare tashmë ka alarmuar botën.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing