Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qerkezi nominohet në dhjetë yjet e ‘Operawire 2023’

Kulturë  |  05.12.2023 Ora 8:02   

Sopranoja shqiptare, Marigona Qerkezi ka arritur të nominohet si një nga dhjetë yjet më të mira në ngritje të “Operawire 2023”.

 

Në mesin e shumë prej zërave që shkëlqejnë nëpër skena operistike, Qerkezi është vlerësuar për “prezencën e saj komanduese në skenë”. Në artikullin ku listohen dhjetë artistët më të mirë, është dhënë një rezyme e krijimtarisë së sopranos shqiptare.

“Këtë vit, profili i sopranos ka vazhduar të rritet duke bërë debutimin e saj në Teatro La Fenice, Teatro Carlo Felice dhe Ópera de Oviedo. Ajo bëri edhe debutimin e roleve në “Aida” dhe “I Due Foscari” dhe interpretoi vepra të tilla si “Anna Bolena” dhe “Ernani”. Në vitin 2024, sopranoja do të bëjë më shumë debutime me role në "la Boheme", "Norma" dhe "Il Corsaro". Ajo gjithashtu do të kthehet në Teatro Carlo Felice dhe Palm Beach Opera dhe do të bëjë debutimin e saj në Teatro Lirico Cagliari”, thuhet në artikull.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing