Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inteligjenca artificiale zbulon se si do të dukej Kurt Cobain sot nëse do të jetonte

Muzikë  |  21.02.2024 Ora 11:11   
Pothuajse 30 vjet nga vdekja e Kurt Cobain, një imazh është publikuar në internet që tregon se si do të dukej ylli i Nirvana sot nëse do të ishte gjallë.

Duke përdorur një aplikacion AI, pra inteligjencën artificiale, është publikuar një fotografi që tregon se si do të dukej Cobain nëse do të ishte gjallë sot, në moshën 57-vjeçare.

Daily Star publikoi imazhin, i cili u krijua përmes  Midjourney.

Kurt Cobain, i cili ishte përdorues heroine, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Lake Washington të Seattle, më 8 prill 1994. Trupi i tij kishte ditë të tëra atje dhe në të u gjetën sasi të mëdha heroine dhe gjurmë qetësuesish. Raporti i mjekut vlerëson se ai vdiq më 5 prill 1994.

Edhe sot e kësaj dite, shumë besojnë se ylli i rrokut 27-vjeçar është vrarë. Ai konsiderohet si një pionier dhe lider në historinë e muzikës, pasi arti i tij ndikoi dhe vazhdon të ndikojë në skenën botërore të muzikës rrok deri në ditët e sotme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing