Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Selena Gomez publikon videoklipin e këngës së re

Muzikë  |  23.02.2024 Ora 14:13   
Artistja me famë botërore, Selena Gomez, ka publikuar të enjten videoklipin e këngës “Love On”.

Ky videoklip është i pari që lanson Gomez pasi bëri publike lidhjen e saj romantike me producentin, Benny Blanco, raporton Billboard.
 
“Prisni deri sa të lëshoi dashurinë time”, pati shkruar këngëtarja në Instagram para disa ditësh, duke paralajmëruar videoklipin.
 
Para këtij projekti, në muajin gusht të vitit të kaluar, Gomez pati lansuar këngën “Single Soon”, producent i së cilës është i dashuri i saj aktual.
 
Të dyja këto këngë pritet të jenë në albumin e ri që Gomez është duke përgatitur e për të cilin ka thënë se mund të jetë i fundit sa i përket karrierës së saj në muzikë, pasi gjatë janarit pati thënë se së shpejti do ta lë muzikën.
 
“Ndjehem sikur kam për ta bërë vetëm edhe një album dhe ndoshta do të zgjedh të vazhdoj të aktroj”, pati thënë Gomez.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing