Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Barcelona i heq statusin “legjendë” futbollistit Dani Alves

Sport  |  28.02.2024 Ora 14:48   
Dani Alves doli para gjykatës në Barcelonë para disa ditëve dhe u dënua me katër vite e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të natës në qytetin e Barcelonës. Ish-futbollisti brazilian, duket se pas këtij vendimi ka humbur respektin e shumë njerëzve teksa klubi i Barcelona e ka larguar nga lista e futbollistëve që mbajnë statusin e legjendës.

Dani Alves, krijoi një histori shumë të bukur te “Katalanasit” duke qenë një nga futbollistët kryesorë të epokës së Barça-s, ku zhvilloi plot 408 ndeshje me spanjollët, teksa kontribuoi në fitimin e shumë trofeve ku veçohen tre titujt në Champions League.

Mirëpo, historia përfundon në mënyrë të shëmtuar teksa edhe në Brazil, në vendlindjen e tij Bahia, prej kohësh tashmë kërkohet nga banorët e zonës që të hiqet statuja e Dani Alves nga Juazeiro.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing