
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, është shumë pranë transferimit te Mallorca në La Liga. Fabrizio Romano dhe mediat spanjolle kanë konfirmuar se lojtari 25-vjeçar ka marrë leje nga AS Roma për të udhëtuar drejt Spanjës, ku pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën. Marrëveshja është në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 6 milionë euro, si dhe 2 milionë euro shtesë në formë bonusesh, ndërsa klauzola nuk është e detyrueshme.
Kumbulla vjen pas një sezoni shumë pozitiv me Espanyolin, ku u aktivizua në 35 ndeshje dhe shënoi 3 gola në La Liga, duke treguar formë të mirë pas rikuperimit nga dëmtimet që e kishin penguar te Roma. Kontrata e tij me klubin italian është e vlefshme deri në qershor 2027, por te Mallorca ai pritet të ketë më shumë hapësirë për lojë dhe stabilitet në karrierë.
Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për mbrojtësin shqiptar, i cili synon të rikthehet në nivelin më të lartë të konkurrencës dhe të jetë në formën më të mirë për përfaqësuesen kuqezi në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.