Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Superliga e Kosovës rikthehet nesër

Sport  |  16.08.2025 Ora 23:18   
Nga nesër nis edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll. Edhe këtë vit në garë do të jenë 10 ekipe, prej të cilave dy do të bien nga liga, ndërsa tre skuadra do të sigurojnë pjesëmarrjen në kualifikimet e garave evropiane të UEFA-s. Kampioni i Kosovës do ta përfaqësojë vendin në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, kurse vendi i dytë dhe i tretë do të marrin pjesë në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Fituesi i Kupës së Kosovës po ashtu do të ketë mundësinë të përfaqësojë vendin në Evropë.

Në këtë sezon do të kemi dy skuadra të reja, FC Drenicën dhe Prishtinën e Re, të cilat zëvendësojnë Feronikelin 74 dhe Suharekën që ranë një kategori më poshtë pas paraqitjeve të dobëta në edicionin e kaluar.

Favoritët kryesorë për t’u shpallur kampion këtë edicion janë Drita dhe Ballkani, megjithatë Superliga e Kosovës shpesh di të befasojë dhe të mbetet e hapur deri në fund, ku kampioni përcaktohet vetëm në xhirot e fundit.

Xhiroja e parë do të sjellë katër përballje interesante: Drenica – Llapi, Dukagjini – FC Prishtina, Ferizaji – Drita dhe Malisheva – Prishtina e Re. Të gjitha ndeshjet do të nisin nga ora 16:30 nesër më 17 gusht.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing