Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kylie Minogue është shfaqur surprizë gjatë koncertit të Madonna-s në Los Anxhelos

Muzikë  |  08.03.2024 Ora 22:57   
Kylie Minogue bëri një paraqitje surprizë gjatë koncertit të Madonna-s në Los Angeles të enjten.
 
Mbretëresha e popit mirëpriti australianen e famshme në skenë gjatë koncertit të saj Celebration Tour në Los Angeles të enjten mbrëma.
 
Kylie, 55, dhe Madonna, 65, performuan një interpretim të hitit të Gloria Gaynor, I Will Survive, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Dyshja pop performuan gjithashtu një duet të hitit të Kylie të vitit 2001, Can't Get You Out of My Head.
 
Gjatë shfaqjes, këngëtarja e hitit “Padam Padam” veshi një bluzë të zezë të zbukuruar me emrin e Madonna-s, duke bërë homazhe ndaj një bluze të ngjashme që Madonna kishte veshur me emrin e Kylie kur performoi në MTV Europe Music Awards 2000 në Stokholm, Suedi.
 
Paraqitja surprizë vjen disa ditë pasi Kylie u nderua me çmimin Icon në eventin e Billboard's Women in Music të mërkurën.
 
Koncerti i së enjtes shënoi të tretin në pesë shfaqjet e Madonna-s në Forumin Kia në Inglewood, Kaliforni. Shfaqja finale do të zhvillohet të hënën.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing