Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Taylor Swift i bashkohet Elon Musk, renditet në mesin e njerëzve më të pasur në botë

Muzikë  |  02.04.2024 Ora 18:24   
Këngëtarja amerikane ka hyrë në listën e "Miliarderëve të Botës" për herë të parë, me 1,1 miliardë dollarë pasuri, bashkë me Sam Altman, krijues i Al chatbox ChatGPT, i cili ka pasuri në vlerë prej 1 miliard dollarësh, raportoi BBC.

Titani francez i mallrave luksoze LVMH, Bernard Arnault dhe familja e tij e kryesojnë listën, me pasuri në vlerë prej 233 miliardë dollarësh.

Forbesi ka thënë se ka një rekord prej 2,781 miliarderësh për vitin 2024.

Shifra është 141 më shumë se vitin e kaluar dhe 26 më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur në 2021. Forbesi shtoi se elita ishte më e pasur se kurrë - me një pasuri kolektive prej 14.2 trilion dollarësh.

Kantautorja Swift hyri në listën e të pasurve pasi arriti statusin e megastarit. Ajo ishte në qendër të vëmendjes në çmimet Grammy të këtij viti, duke u bërë interpretuesja e parë që fitoi çmimin për albumin e vitit katër herë.

Suksesi i Swiftit nuk kufizohet vetëm në botën e muzikës. Prania e saj në lojërat e futbollit amerikan për të parë të dashurin e sa,j Travis Kelce është vlerësuar me rritjen e shifrave të shikueshmërisë së NFL.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing