Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sia dhe Labrinth ribashkohen në këngën e re 'Incredible'

Muzikë  |  05.04.2024 Ora 18:05   
Sia dhe Labrinth kanë ndarë bashkëpunimin e tyre të fundit, ‘Incredible’.

Yjet në krye të top-listave,  të cilët kanë punuar së bashku si pjesë e supergrupit LSD, duke përfshirë gjithashtu Diplo, dhe në këngët "To Be Human" dhe "Oblivion" - janë rikthyer me një duet të ri kinematografik nga albumi i parë i duhur solo i Sias në tetë vjet, 'Reasonable Woman'.

Kënga e re nga albumi i shumëpritur, i cili do të dalë më 3 maj, pason 'Dance Alone' me Kylie Minogue dhe këngën hit 'Gimme More'.

Albumi përfshihet dhe me emra të shquar si Chaka Khan, Paris Hilton, Jesse Shatkin, Greg Kurstin, Benny Blanco, Jim-E Stack, Rosalía, bülow, Mark "Spike" Stent, dhe më shumë.

Sia tha: "Ka kaq shumë miq të jashtëzakonshëm që ndihmuan të japin gjithçka për ta bërë albumin atë që është, mezi pres që ta dëgjoni".

Ylli 48-vjeçar,  muzika e të cilës është transmetuar më shumë se 50 miliardë herë,  ka pasur hite të mëdha si 'Chandelier', 'Big Girls Cry', 'Alive', 'Together', 'Dusk'Til Dawn ' me Zayn, dhe 'Cheap Thrills'.

Sia gjithashtu ka bashkë-shkruar këngë për Miley Cyrus, Rihanna dhe David Guetta.

Lista e këngëve Reasonable Woman:

1. 'Little Wing'

2. 'Immortal Queen' (feat. Chaka Khan)

3. 'Dance Alone' (Sia and Kylie Minogue)

4. 'I Had A Heart'

5. 'Gimme Love'

6. 'Nowhere To Be'

7. 'Towards The Sun'

8. 'Incredible' (feat. Labrinth)

9. 'Champion' (feat. Tierra Whack, Kaliii, Jimmy Jolliff)

10. 'I Forgive You'

11. 'Wanna Be Known'

12. 'One Night'

13. 'Fame Won’t Love You' (feat. Paris Hilton)

14. 'Go On'

15. 'Rock and Balloon'
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing