Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gwen Stefani hedh poshtë thashethemet për divorc

Muzikë  |  11.04.2024 Ora 9:03   
Këngëtarja me famë botërore, Gwen Stefani, ka hedhur poshtë thashethemet se ajo po shkurorëzohet nga burri, ylli i muzikës, Bake Shelton, por ka pranuar se ndonjëherë ndihet paranojake.

Yjet kanë martesë të fortë dhe të gjatë, por kjo nuk do të thotë së thashethemet nuk e kanë afektuar këngëtaren.
“Kam qenë duke kaluar nëpër atë fazë të jetës kur thua me vete ‘Zot, a mos jam duke u plakur? A jam ende e mirë?’. Në lidhjen time martesore, ani pse e di se çfarë ndodhë sot nëpër botë, prapë krijohen drama në mendjen tënde rreth pasigurive që ke si dhe çfarë do mund të ndodhë”, ka thënë Stefani për revistën Nylon.


Ajo ka pranuar se ndonjëherë ndihet paranojake rreth pasigurive që ka.
“Po kaloja një fazë të lidhjes sime me Blaken, ku ndihesha paranojake”, ka thënë Stefani. “Është një lloj pasigurie që të dy e kemi. Janë disa biseda që i bëjmë me njëri-tjetrin si: ‘A do të më duash kur të plakem apo kur të harroj se kush jam”.

Tre vjet pas martesës, Stefani është shumë e sigurt për ndjenjat që ka për Sheltonin, duke thënë se “e vërteta qëndron tek fakti se unë jam e dashuruar me shokun tim të ngushtë”.

Ani pse ylli është e vetëdijshme për thashethemet se po divorcohet nga burri, nuk iu kushton shumë vëmendje.

“Kur je me të vërtetë e dashuruar dhe kur i ke renditur mirë vlerat e tua njerëzore, askush s’do të mund të ndryshojë asgjë. Mund të thuash çfarë të duash për lidhjen tonë martesore. Para një jave ishim ‘duke u divorcuar’, të gjitha ishin gënjeshtra. E vërteta është e vërtetë dhe ne e dimë se cila është e vërteta jonë”, ka thënë ajo.

Blake Shelton dhe Gwen Stefani njihen që nga viti 2014, kur ishin duke filmuar sezonin e shtatë të emisionit “The Voice”. Ata u martuan në vitin 2021 në shtëpinë e Sheltonit në Tishomingo të Oklahomas.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing