Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora do të këndojë në 'Manchester Pride 2024', në mbështetje të komunitetit LGBT+

Muzikë  |  23.08.2024 Ora 11:55   
Manchester Pride 2024 është rikthyer këtë vit me një program të mbushur plot me ngjarje, performanca dhe festime.

Festivali, i cili konsiderohet si një nga festimet më të mëdha të komunitetit LGBTI+ në Mbretërinë e Bashkuar, do të zhvillohet gjatë fundjavës së pushimeve bankare të muajit gusht (nga 23 deri më 26 gusht) dhe pritet të tërheqë mijëra njerëz.

Ky event katër-ditor do të përfshijë paradën e përvitshme nëpër qendrën e qytetit të shtunën pasdite, ndërsa Gay Village Party do të sjellë performanca nga emra të mëdhenj si: Loreen, Sugababes, Jessie J, Rita Ora, Gok Wan, Katy B dhe Claire Richards nga Steps.
Gay Village Party do të zhvillohet në tri skena të ndryshme rreth Canal Street: The Village Stage, në parkingun e jashtëm pranë New York New York, Alan Turing Stage në Sackville Gardens dhe Indoor Arena në parkingun në Bloom Street.

Rita Ora, një nga artistet më të njohura shqiptare me famë ndërkombëtare, do të jetë një nga performueset kryesore në këtë event, duke sjellë energji dhe talent të jashtëzakonshëm në skenën e Manchester Pride 2024.

Për të gjithë adhuruesit e saj, kjo do të jetë një mundësi unike për ta parë atë live në një nga festivalet më të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing