Dua Lipa po përgatitet të lansojë gamën e saj të ëmbëlsirave me akullore.
Këngëtarja shqiptare e hitit “One Kiss” ka aplikuar për një licencë për të mbrojtur emrin e saj si një markë për marketingun e një sërë ëmbëlsirash të ngrira dhe është në pritje të miratimit nga Zyra e Pronësisë Intelektuale e qeverisë, sipas dokumenteve të parë dhe të raportuar nga gazeta The Mirror.
Fansat e këngëtares do të kenë mundesi të provojnë shijet e këngëtares pas opinioneve e saj në një intervistë që ndezën një trend viral në TokTok vitin e kaluar.
Në një intervistë me BBC Radio 1 nëntorin e kaluar, ylli i popit zbuloi: "Unë nuk mendoj se akullorja me çokollatë është aq e mirë. Por ju e dini se çfarë më pëlqen? Është shumë e thjeshtë: marr akullore me vanilje dhe vendos vaj ulliri dhe pastaj krip sipër. Unë kam pasur kaq shumë njerëz që e kanë provuar dhe të gjithëve ju ka pëlqyer."