Kur artistët nga vendi ynë përfaqësojnë Kosovën ne vende të ndryshme meritojnë një duartrokitje të madhe, një falenderim por edhe përkrahje. Jo gjithmonë ata gjejnë mbështetje nga institucionet përgjegjëse, megjithatë kjo nuk i pengon që të bëjnë flamurin e shtetit tonë të valvis edhe nëpër shtete ku politika e tyre nuk e njohin realitetin e ri.
Një ndër artistet që ka arritur të valëvis këtë flamur është edhe Ermal Demiri i cili përfaqsoi Kosovën për her të parë në "Voice of Turan". Voice of Turan është një nder festivalet më të medha që mbahet në Azi në Kazakistan ku kete vit moren pjes 16 shtete dhe për her të parë mer pjes edhe Kosova. E në kete sken madheshtore u ngjit edhe këngëtari Ermal Demiri duke shkëlqy me performancen e tijë.
Ai performoi dy këngë kënga e parë ishte bashkpunim me një nder kengëtaret më të njohura në Kazakistan Aya Nurmahanbet. Ata performuan këngën në gjuhen Kazake "Maxabbat degen"(Is love) Me një paraqitje elegante u pelqyen shumë nga publiku. E në naten finale Ermal Demiri këndoi këngën"Boztorgaiym"këngë e cila ishe pjesën e parë në gjuhen Shqipe ndersa pjesa tjeter në gjuhen Kazake.
Ermal Demiri fitoi Diplom në fund të performances nga Ministria e kultures në Turkistan për performance të shkelqyer dhe pjesmarrjen në "Voice of Turan"