Errol Musk, babai i Elon Musk, ka kritikuar ashpër të birin dhe aftësitë e tij prindërore gjatë një intervistë në podcastin “Wide Awake”.
Ai theksoi se Elon nuk ka qenë një baba i mirë dhe përmendi tragjedinë e djalit të parë të Elonit, Nevada, i cili vdiq në vitin 2002 kur ishte vetëm 10 javësh, ndërsa ishte nën kujdesin e dadove.
Errol tha se fëmijët e Elonit dhe Justine Wilson kishin shumë dado dhe se kur ata u ndanë, kishte deri në 12 dado që kujdeseshin për ta, duke e cilësuar këtë situatë si “shumë të çuditshme”.