Ish-zonja e parë Melania Trump do të marrë një rol më të spikatur gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit të saj Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, pasi arriti një
marrëveshje shumë milionëshe me Amazon për të publikuar një dokumentar për jetën e saj.
Sipas raportimeve, marrëveshja e Melania Trump është për 40 milionë dollarë dhe ajo shpreson të marrë të paktën 28 milionë dollarë.
Sipas Wall Street Journal, ajo do të kërkojë gjithashtu të fitojë më shumë para duke shitur sponsorizime për projektin, i cili pritet të dalë në kinema dhe në platformën e transmetimit Amazon Prime në fund të vitit 2025.