
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Muaji shkurt përmbyllet me një kënaqësi të veçantë për shikuesit e qiellit: një paradë e shtatë planetëve, duke përfshirë Merkurin, Uranin dhe Neptunin, si dhe planetët më të ndritshëm – Marsin, Venusin, Jupiterin dhe Saturnin. Megjithatë, astronomët paralajmërojnë se dallimi i të gjithëve do të jetë sfidues.
Ndërsa të shtatë planetët do të jenë mbi horizont menjëherë pas perëndimit të diellit, Merkurin dhe Saturnin do të jetë më e vështirë t’i dalloni të enjten dhe të premten në mbrëmje.
“Mërkuri dhe Saturni janë shumë afër diellit dhe humbasin në shkëlqimin e tij, megjithatë Mërkuri do të ngrihet çdo ditë më lart dhe do të bëhet më i lehtë për t’u dalluar,” tha Shannon Schmoll, drejtoreshë e Planetariumit Abrams në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.
Për t’i parë, do t’ju nevojitet një pamje e pastër e horizontit perëndimor dhe ndoshta dylbi për t’i dalluar pasi dielli të perëndojë.
Afërdita dhe Jupiteri do të jenë më të lehtë për t’u vërejtur falë shkëlqimit të tyre të fortë, ndërsa Marsi do të dallohet nga nuanca e tij e kuqërremtë-portokalli. Megjithatë, Neptuni dhe Urani nuk janë të dukshëm me sy të lirë dhe do të kërkojnë një teleskop ose dylbi për t’u vëzhguar.
Saturni dhe Mërkuri do të jenë të ulët në horizontin perëndimor, duke u bërë të dukshëm për një kohë të shkurtër pas perëndimit të diellit. Ndërkohë, Afërdita do të shfaqet pak më lart në qiell.
“Urani dhe Neptuni janë atje, por kërkojnë ndihmë optike për t’i parë. Ndërsa Jupiteri dhe Marsi, që ndodhen më lart në qiell, do të bëhen më të dallueshëm me rënien e errësirës,” shpjegoi Marcy Curran, redaktore e EarthSky.
Për të rritur shanset për të parë këtë spektakël të rrallë, kërkoni Merkurin dhe Saturnin rreth 30 minuta pas perëndimit të diellit, duke përdorur dylbi për një pamje më të qartë.