Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot, më 23 prill, shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale, një datë me rëndësi të veçantë për letërsinë botërore. Kjo ditë është përzgjedhur për shkak të simbolikës që mbart – më 23 prill të vitit 1616 kanë ndërruar jetë dy figura ikonike të letërsisë: William Shakespeare në Angli dhe Miguel de Cervantes në Spanjë.
Shakespeare njihet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ndërsa Cervantes është autori i veprës së njohur Don Kishoti, romani më i përkthyer në botë. Kjo datë përkon gjithashtu me ditëlindjen ose vdekjen e disa autorëve të tjerë të rëndësishëm, si Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Vladimir Nabokov dhe Halldor Kiljan Laxness.
Dita e Librit është zyrtarizuar në vitin 1995 nga UNESCO dhe është shënuar globalisht që nga viti 2003. Qëllimi i saj është të promovojë kulturën e leximit, të mbrojë të drejtat e autorëve dhe të nxisë vlerësimin për librin si mjet i dijes dhe zhvillimit shoqëror.
Me këtë rast, organizatata ETEA ka organizuar një konferencë për të prezantuar raportin “Shqyrtim kritik i lektyrave shkollore”. Kjo ngjarje synon të hapë një diskutim profesional dhe qytetar për rolin që ka letërsia në formësimin e mendimit kritik dhe vlerave të gjeneratave të reja.