Presidenti Donald Trump ka pranuar se si tarifat e tij mbi mallrat nga Kina mund të vazhdojnë të ndikojnë në tregun amerikan.
Në fillim të prillit, presidenti i rriti tarifat në 145% dhe Bloomberg raportoi këtë javë se dërgesat e mallrave nga Kina kanë rënë që atëherë me rreth 60%.
Por Trump mesaduket nuk e ka ndërmend të zprapset. Ai madje tha që ndoshta fëmijët tani do të kenë dy kukulla në vend të 30 sosh dhe ndoshta ato do të kushtojnë disa dollarë më shumë se zakonisht.
Të enjten, më 1 maj, Departamenti i Tregtisë i SHBA-së publikoi një raport të ri që tregonte se ekonomia amerikane u tkurr me 0.3% gjatë tremujorit të parë të vitit 2025.