Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Disney zbulon lokacionin e parkut të ardhshëm

Të Tjera  |  08.05.2025 Ora 8:02   

Walt Disney Company ka njoftuar hapjen e një parku të ri tematik në Abu Dhabi, duke e bërë këtë destinacionin e shtatë të saj globalisht dhe të parin në Lindjen e Mesme. Resorti do të ndërtohet në bashkëpunim me kompaninë Miral dhe do të jetë pjesë e ishullit Yas, një zonë tashmë e njohur për atraksione si SeaWorld dhe Warner Bros World.

Parku pritet të hapet në fillim të viteve 2030 dhe do të jetë projekti më teknologjik i Disney deri më sot. Ai do të përfshijë një park tematik dhe hotele, me dizajn unik dhe të përshtatur me karakteristikat kulturore dhe arkitekturore të rajonit.

Ky zhvillim vjen pas një periudhe të suksesshme financiare për Disney, me rritje të të ardhurave dhe numrit të vizitorëve në parqet ndërkombëtare.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing