Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Brenda kësaj jave pritet të përzgjidhet juria për gjykimin penal ndaj Sean “Diddy” Combs, reperit dhe sipërmarrësit që dikur konsiderohej një nga figurat më të fuqishme të industrisë muzikore. Combs përballet me akuza për trafikim seksual, komplote kriminale dhe transportim për qëllime prostitucioni. Në rast dënimi, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm.
Pavarësisht rezultatit të gjykimit penal, sfidat ligjore për Combs pritet të vazhdojnë. Ai aktualisht është subjekt i mbi 60 padive civile që e akuzojnë për sulme seksuale dhe sjellje të papërshtatshme. Avokati Andrew Van Arsdale, i cili përfaqëson 37 prej paditësve, ka deklaruar për CNN se ka identifikuar mbi 400 raste të tjera të mundshme që pritet të paraqiten pas përfundimit të procesit penal.
Sipas Van Arsdale, shumë prej viktimave kanë hezituar të flasin më parë për shkak të frikës nga hakmarrja dhe ndikimi i Combs në industrinë e muzikës. Kompania e tij, Reciprocity Industries, ka marrë rreth 27,000 thirrje që lidhen me Combs, ndërsa rreth 15,000 prej tyre janë trajtuar si raste të besueshme për keqtrajtim. Ai shton se të gjitha denoncimet po kalojnë në një proces rigoroz verifikimi.
Ndërkohë, ekipi ligjor i Combs i ka cilësuar akuzat si të pabazuara dhe pjesë të një fushate për ta diskredituar. Në një deklaratë për CNN, ata janë shprehur se Combs “nuk ka trafikuar dhe nuk ka sulmuar seksualisht asnjë individ”.
Procesi gjyqësor pritet të sjellë në pah të reja të tjera përballë një figure që dikur dominonte industrinë e argëtimit, por që sot ndodhet në qendër të një prej rasteve më të bujshme ligjore të viteve të fundit.