Beyonce ka filluar turneun e saj 'Cowboy Carter Tour' me një rekord prej 55.7 milionë dollarësh bruto.
Krijuesja e hitit 'Crazy In Love' përfundoi një seri prej pesë koncertesh në stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni, më 9 maj, duke mbledhur mbi 50 milionë dollarë me 217,000 bileta të shitura.
Siç raportohet nga revista Rolling Stone, performanca në Los Angeles është "angazhimi më i madh i raportuar në një vend të vetëm" i vitit deri më tani.
Është gjithashtu ndalesa e pestë e turneut me fitimet më të larta në historinë e Boxscore, e mposhtur vetëm nga U2 në Sphere në Las Vegas gjatë viteve 2023 dhe 2024, Harry Styles në Madison Square Garden të Nju Jorkut në vitin 2022 dhe performanca në stadiumin Wembley të Take That në vitin 2011.
Është gjithashtu angazhimi me fitimet më të larta në histori nga një artiste femër në një vend të vetëm.
Beyonce filloi turneun e saj më 28 prill dhe u rikthye në vend më 1, 4, 7 dhe 9 maj, duke fituar mesatarisht 11.1 milionë dollarë për natë me mbi 43,000 fansa të pranishëm për secilin shfaqje.