Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Edhe pse shpesh e injorojmë, moti ndikon ndjeshëm në humorin tonë. Një studim i fundit tregon se drita e diellit, përkatësisht koha mes lindjes dhe perëndimit të diellit, ka ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen emocionale të njerëzve – madje më shumë se shiu apo temperatura.
Kur ditët janë të shkurtra dhe me pak diell, ankthi dhe ndjenja e trishtimit rriten. Madje, një përqindje e njerëzve reagon fuqishëm ndaj motit me reshje, duke përjetuar ndjesi më të rënda emocionale.
Psikologët sugjerojnë që edhe në ditët me shi të ekspozohemi ndaj dritës natyrale dhe të mos izolohemi, pasi kontakti me të tjerët dhe aktivitetet jashtë ndihmojnë në ruajtjen e një gjendje të mirë shpirtërore.
Moti mund të jetë i zymtë, por gjendja emocionale s’ka pse të jetë e tillë.