Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ed Sheeran zbulon se është ftuar në dasmën e Selena Gomez dhe Benny Blanco

Muzikë  |  19.05.2025 Ora 13:25   
Ed Sheeran ka treguar pa dashje se është ftuar në dasmën e Selena Gomez dhe producentit Benny Blanco.

Edhe pse çifti më parë kishte deklaruar se ende nuk kishin nisur planifikimet për dasmën, ftesat duket se janë dërguar tashmë.
Gjatë një paraqitje për Vanity Fair, Ed u pyet nëse ishte ftuar dhe ai u përgjigj me një pohim të thjeshtë: “Mm-hmm.” Ai gjithashtu konfirmoi se Benny kishte qenë i pranishëm në dasmën e tij me Cherry Seaborn në janar 2019.

Selena dhe Benny u fejuan në dhjetor pas 18 muajsh lidhje. Në mars, gjatë promovimit të albumit të përbashkët I Said I Love You First, ata kishin thënë se nuk kishin filluar ende përgatitjet për dasmën për shkak të angazhimeve muzikore.

Ed dhe Benny kanë bashkëpunuar disa herë më parë, përfshirë albumet hit të Ed-it Multiply (2014) dhe Divide (2017), si dhe bashkëshkrimin e këngës së njohur “Love Yourself” nga Justin Bieber.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing