Miley Cyrus ka treguar se “rikthimi i saj në jetë”(jetesa pa alkool e drogë) i ka ndryshuar tërësisht jetën.
Pas një operacioni në kordat e zërit në fund të vitit 2019, ajo la përdorimin e substancave dhe thotë se kjo e ndihmoi të krijonte albumin e suksesshëm Endless Summer Vacation. Ajo pranoi se pati një rikthim të shkurtër në vitin 2020, gjatë publikimit të albumit Plastic Hearts, por theksoi se kjo rrënie ishte e nevojshme që të arrinte te kënga “Flowers”, e cila u bë një pikë kthese dhe “çelësi i shërimit”.
Miley tha gjithashtu se fitimi i çmimit “Record of the Year” në Grammy 2024 për “Flowers” ishte një moment shërues për të dhe një vërtetim personal i suksesit të saj.
Ajo e mbylli intervistën duke konfirmuar se albumi i ri Something Beautiful publikohet më 30 maj.